DURRËS, 14 shkurt 2014 –  Pas konsultimeve me grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë ,u miratuan kryetarët e grupeve të miqësisë mes parlamentit të Shqipërisë dhe parlamenteve të shteteve të tjera, njoftoi zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë. Nga 13 deputetë që ka qarku i Durrësit, 4  prej tyre u caktuan kryetarë grupesh miqësie, dy nga opozita dhe dy nga shumica. Sipas njoftimit të Kuvendit, për grupin e miqësisë Shqipëri-Austri kryetar është Gent Strazimiri (PD); Shqipëri-Çeki Klodianë Spahiu (PS); Shqipëri-Emiratet e Bashkuara Oerd Bylykbashi (PD) dhe Shqipëri-Turqi Blendi Klosi (PS).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/