Durrës, 24 prill 2014 – 4 drejtues mjetesh motorike, që udhëtonin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi janë ndaluar nga efektivët e qarkullimit të Durrësit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Policia e Durrësit njofton se drejtuesit kundravajtës të Kodit Rrugor u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtim të mjeteve motorrike pa dëshmi apo në gjendje të dehur”.
Krahas 4 të ndaluarve, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin N.D., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi rreth orës 15.00, në lagjen ”Stalla” Sukth Durrës, duke drejtuar pa qenë i pajisur me leje drejtimi dhe pa targa motorçikletën e markës Asprilia 120 cc, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi i motorçikletës ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
4 personat e arrestuar në flagrancë
-Në orën 22.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Tola, 39 vjeç, banues në Durrës, pasi rreth orës 21.15, në lagjen nr.3 Durrës u kap në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin Lancia me targa AA 998 CC.
-Në orën 20.20 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lulzim Domi, 42 vjeç, banues në Shijak, pasi rreth orës 19.30, në Maminas Durrës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin Fiat Punto, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, pa targa dhe pa dokumentacion të rregullt.
-Në orën 21.20 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Sabliqi, 21 vjeç, banues në Borake Shijak, pasi rreth orës 20.30, në lagjen ”Kodër” Bashkia Sukth, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin Mitsubishi me targa BW 039 BY, pa qenë i pajisur me leje drejtimi dhe pa dokumentacion të rregullt.
-Ora 21.40 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Klari, 40 vjeç, banues në Sukth Durrës, pasi rreth orës 21.30, në lagjen ”Kodër” Bashkia Sukth u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motociklete të markës Zonsheng 120 cc, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, pa targa si dhe pa dokumentacion të rregullt.
Mjetet në fjalë u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që praktikat proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për ndjekje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





