Bashkia Durrës hap konkursin për plotësimin e 4 vendeve vakante të punës në Ndërmarrjen Rruga.

Vendet vakante të punës janë për profesionet agronom, inxhinier dhe topograf.

Pozicionet e lira dhe kriteret:

Agronom

a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Shkenca Bujqësore..

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

b)-Të kenë të paktën 5 vite  përvojë pune në profesion.

c)- Të kenë aftësi të mira komunikimi në grup.

d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

2. Specialist/Inxhinier

a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Shkenca Inxhinierike.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

b)-Të kenë të paktën 5 vite  përvojë pune në profesion.

c)- Të kenë aftësi të mira komunikimi në grup.

d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

3. Inxhinier Elektrik

a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Inxhinieri Elektrike.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

b)-Të kenë të paktën 5  vite  përvojë pune në profesion.

c)- Të kenë aftësi të mira komunikimi në grup.

d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

4. Topograf

a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Inxhinieri Gjeodezi .

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në në të njëjtën fushë.

b)-Të kenë të paktën 5  vite  përvojë pune në profesion.

c)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve si autocut, komunikimi në grup.

d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim .

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe listën e notave.

 c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

 d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

*Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër: Do të bëhet në adresën : [email protected], brënda datës 31 Janar 2023.

Dorëzimi i dokumentacionit përbën kusht për kualifikimin e kandidatit.