• U arrestua A. Rina, 30 vjeç dhe u proceduan në mungesë M. Losha, 51 vjeç; M. Tërshalla, 61 vjeç dhe M. Rizani, 47 vjeç
DURRËS, 24 nëntor 2014 – Të dielën, më 23 nëntor 2014, nga ora 12 deri në 12:50, një aksion i bluve të komisariatit të Shijakut dhe drejtorisë rajonale të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE), gjeti lidhje të paligjshme në 4 vila luksoze në Sukth, duke prangosur një dhe shpallur në kërkim tre pronarë të tyre.
Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njoftoi se të dielën, më 23 nëntor 2014, në mbrëmje filloi katër procedime penale për pronarë vilash luksoze, që vidhnin energji elektrike.
Ishte një aksion i përbashkët i policisë së shtetit dhe OSHEE-së në mesditën (ora 12:00, 12:30, 12:35; 12:50) e së dielës në Sukth, ku u zbuluan lidhje të paligjshme në banesa.
Me këtë rast u arrestua A. Rina, 30 vjeç dhe u proceduan në mungesë M. Losha, 51 vjeç; M. Tërshalla, 61 vjeç dhe M. Rizani, 47 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah/





