DURRËS, 22 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 21 janar 2015, kanë ndodhur 4 vjedhje, ende pa autorë të zbuluar.

Në Sukth është vjedhur një “Ford” me targa AA509GE në pronësi të 23-vjeçarit A. B.. Në fshatin Derven, komuna Thumanë Krujë, është vjedhur një “Mazda” me targa KR4226 A në pronësi të 45-vjeçarit A. N. Në lagjen nr. 1, Durrës, është vjedhur me thyerje garazhi i 64-vjeçarit K. M., ku kanë marrë vegla pune me vlerë 50 000 lekë. Ora 9.30 paradite, në lagjen nr. 15, u konstatua se në magazinën e veglave në oborrin e banesës së 55-vjeçarit J. K., janë vjedhur vegla pune me vlerë 40 000 lekë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/