DURRES, 18 shkurt 2013– Drejtoria e Policisë së Durrësit deklaroi se ka kryer veprimet procedurale për dhënien e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për 6 persona mbi të cilët familjarët kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike..

E veçantë është historia e një shtetasi 40 vjeçar, i cili deklaron se ndaj tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ish bashkëjetuesja e tij, shtetasja me inicialet L.B. 34 vjeçare. Ky rast tregon se jo vetëm femrat, por edhe meshkujt mund të mbeten viktima të dhunës familjare.

Ndërkaq, urdhër mbrojtje është dhënë edhe për një 34-vjeçare, banuese në Durrës,  sepse bashkeshorti i saj, shtetasi P.B., 44 vjec, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Një tjetër shtetase 44-vjeçare, banuese ne rrethin Durrës, sepse bashkeshorti i saj, shtetasi A.M., 47 vjec, dyshohet se ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndërkaq, një 20-vjeçare, banuese në Durrës, e cila ka bërë kallëzim se ndaj saj ka ushtruar dhune fizike e psikologjike babai i saj, shtetasi F.K., 48 vjec.

Më datë 15.02.2013 filloi procedimi penal ne gjendje te lire për veprën penale “Pengim per ekzekutimin e vendimeve te gjykates“ndaj shtetasit S.H., 30 vjec, banues ne Durres, pasi rreth ores 10.00, tek Gjykata e Rrethit Durres, ka kanosur me fjale ishbashkeshorten i tij  33 vjecare, e cila ka nje urdher mbrojtje të datës  14.02.2013, lëshuar nga Gjykata Rrethit Durres.

Më datë 16.02.2013 u plotesua Kerkesë–Padia per Lëshimin e Urdherit te Mbrojtjes si dhe filloi procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale  “Dhunë ne familje” ne ngarkim te shtetasit A.B., 29 vjec, banues ne Kruje. Procedimi penal ndaj tij filloi pasi më date 16.02.2013, ora 22.00, ndaj tij ka berë kallezim penal në Polici babai i tij 58-vjecar, i cili deklaron se është dhunuar fizikisht per motive te dobeta nga i biri.