Durrës, 13 qershor 2014 – Një adoleshente 16 vjeçare ka denoncuar një ditë më parë në policinë e Durrësit faktin se është ngacmuar seksualisht nga një 40 vjeçar, nga Ishmi.
Sipas policisë, kallëzimi i 16 vjeçares është bërë pasditen e së enjtes dhe menjëherë policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit B.J., banues në Likmetaj, komuna Ishëm.
Ky shtetas akuzohet për veprën penale «Ngacmimi seksual», parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





