Një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Durrësit ditën e djeshme.

Policia njofton se, personi që ka humbur jetën është shtetasi me inicialet I.R., 40 vjec, banues në Sukth.

Sipas burimeve zyrtare, nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes është natyral.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.