Një person është gjetur i vrarë, me armë zjarri, në fshatin Fllakë, të Durrësit. Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se identiteti i deklaruar i viktimës është Agim Cakaj, 41 vjeç. Ai është vrarë me armë zjarri automatike, pasi në trup kishte plagë të shumta. Megjithatë, mësohet se Agim Cakaj ka qenë emri i dhënë prej tyre në momentin e hyrjes në spital. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se ai quhej Xhevahir Brashi, me origjinë nga Hasi.

Trupi i pajetë është gjetur në një kanal, pranë mbikalimit të Fllakës, fare pranë shtëpisë së tij. Sipas burimeve, kanë qenë të afërmit e tij që e kanë gjetur dhe kanë dërguar trupin në Spitalin Rajonal të Durrësit. Si në spital, ashtu edhe vendin ku u gjet trupi kanë shktuar uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet.