·        Gjatë vitit 2014 në të gjitha portet shqiptare pati 5 mijë prekje anijesh

DURRËS, 22 janar 2015 –  Në vitin 2014 u shënua dyfishim i numrit të mjeteve lundruese të regjistruar nën flamurin shqiptar (432 mjete, kryesisht kënaqësie), bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës.

Në 117 inspektime ndërkombëtare në anijet me flamur shqiptar, në vitet 2011-2013, janë bërë vetëm 13 ndalime për shkelje, duke e radhitur Shqipërinë në vendin e 64 nga 75 gjithsej, në atë që quhet Lista Gri. Në Listën e Bardhë janë 46 vende, në listën gri, ku bën pjesë dhe Shqipëria, janë 19 vende, kurse në Listën e Zezë 10 vende.

Në krahasim me vitin 2013, pati rritje prej 20 për qind të numrit të detarëve të trajnuar dhe të kualifikuar (135 që punojnë në anije tregtare, 160 në anije peshkimi). Po rritje, në masën 8 për qind, pati në rang kombëtar, në numrin e udhëtarëve dhe të mjeteve; si dhe 10 për qind u rrit numri i prekjeve të anijeve (5 000 prekje për vitin 2014).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/