– Faza e parë e konkurrimit do të zhvillohet më 11 shtator 2014
DURRËS, 8 shtator 2014 – Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR) Durrës ka shpallur 45 vende të lira për pozicionin e drejtuesit të institucionit arsimor publik (kërkohen 32 drejtorë 9-vjeçaresh në bashki dhe komuna të rrethit, 11 drejtorë shkollash të mesme të përgjithshme dhe 2 të mesmesh profesionale, mes tyre të shkollës teknologjike “Hysen Çela”, që është në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; për listën e shkollave, ku kërkohen drejtorë, kliko në: https://app.box.com/s/o1qbxham0spserpndqpk).
9 shtatori 2014 është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të aplikimit, kurse faza e parë e konkurrimit do të zhvillohet më 11 shtator 2014, në prani të komisionit të vlerësimit, pranë institucionit arsimor publik përkatës.
Info / “Kurs” drejtshkrimi falas për DAR-in
Nuk shkruhet konkurim, por konkurrim; jo Drejtuesi i Institucionit, por drejtuesi i institucionit; jo shkolla 9 vjeçare, por shkolla 9-vjeçare; jo “kajo Karafili “, por “Kajo Karafili”; jo “kandidati kërkon të aplikoj”, por “kandidati kërkon të aplikojë”; kujdes me thonjëzat, pasi ato vihen ngjitur me fjalët si kur hapen, ashtu dhe kur mbyllen.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





