Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Durrës, ku një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka braktisur fëmijët e tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi K. R., banues në Durrës. Sipas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja, ai është larguar nga banesa dhe prej tre vitesh ka refuzuar të ketë çdo kontakt me fëmijët e tij.
Policia po vijon veprimet procedurale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.





