Një 47-vjeçar në Durrës është rrëzuar papritur në rrugë.

Policia njofton se më datë 10.07.2018, në lagjen nr. 2 të qytetit, shtetasi A.N., duke ecur në rrugën "Aleksandër Goga", është rrëzuar.

47-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta në kokë dhe pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital është larguar për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.