Një adoleshente 17 vjeçare O.B., nga Ishmi rezulton e larguar nga shtëpia prej 48 orësh.
E ëma e vajzës së re i është drejtuar ditën e djeshme komisariatit të Policisë në Durrës për të denoncuar largimin e vajzës së saj.
Sipas 43 vjeçares S.B., vajza është larguar nga shtëpia rreth orës 13.00 të së enjtes dhe që nga kjo kohë familjarët nuk dinë asgjë për fatin e saj.
Policia e Durrësit, pasi ka marrë në pyetje familjarët e 17 vjeçares, ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.





