Durrës, 3 mars 2014 – Rastet e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj femrave kanë qenë të shumta në Durrës gjatë fundjavës që sapo lamë pas. Pesë femra, duke mos duruar më dhunën e ushtruar nga bashkëshortët e tyre, i janë drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin për burrat dhunues.

Ndërsa 4 nga gratë që kanë denoncuar dhunën në familje janë dhunuar nga burrat e tyre, një 23 vjeçareje nga Shijaku nuk i ka mjaftuar as divorci për t’i shpëtuar dajakut të ish burrit të saj. Pavarësisht ndarjes, 27 vjeçari A.R. ka vijuar në mënyrë sistematike të ushtrojë dhunë fizike e psikologjike ndaj ish gruas së tij.

Për të pesë rastet e denoncuar, forcat e rendit kanë plotësuar menjëherë kërkesë padinë për Lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe materialet ia kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Durrës për gjykim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/