DURRËS, 28 janar 2015 –  Fakti që dhuna në familjen shqiptare ka marrë përmasa të frikshme, që kanë përfunduar deri në vrasje, ka ndërgjegjësuar policinë e shtetit në Durrës të hartojë, brenda një dite, 5 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 27 janar 2015, ka plotësuar kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 67-vjeçaren H. K., banuese në Durrës, pasi e rrihte nipi i vet, R. K. 20 vjeç; për 45-vjeçaren V. Sh, 45 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj, Komuna Rrashbull, nga bashkëshorti B. Sh.,  45 vjeç; për 28 -vjeçaren J. H., 28 vjeç, banuese në Durrës nga ish-bashkëshorti; për 44-vjeçaren F. Ll., banuese në  Sukth, nga bashkëshorti A. Ll, 48 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth; për 51-vjeçaren E. M, banuese në lagjen “Kastrioti”, Fushë- Krujë, nga bashkëshorti, A. M., po 51 vjeç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/