DURRËS, 17 shkurt 2014 – Çfarë nuk bën vaki: pesë pjesëtarë të tri familjeve nga një katund i Sukthit rrihen vençe me njëri tjetrin dhe përfundojnë të lënduar në spitalin bregdetar. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 17 shkurt 2014, rreth orës dy pas mesit natës, janë sjellë të lënduar nga fshati Perlat i Sukthit në spitalin rajonal të Durrësit pesë banorë, anëtarë të tri familjeve. Anëtarët e pesëshes (A. Gj., 58; B. Gj., 36; A. Sh., 24; A. Xh., 36; F. Gj., 20 vjeç) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye banale. Katër prej tyre, pasi morën mjekimet, u larguan në shtëpitë e veta, kurse njëri po vazhdon kurimin dhe është jashtë rrezikut për jetën. Blutë thanë se po vazhdon puna për të mësuar arsyet e vërteta të sherrit “për motive të dobëta”, që çoi në sherrin masiv.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





