DURRES, 23 shtator 2013 – Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.15 në sektorin Iliria, 5 km larg qendrës së qytetit bregdetar. 

Sipas policisë, autovetura Fiat Punto, me targë AA 133 DK, që drejtohej nga Afrim Kapllani, 34 vjeç, banues në Shkallnur, ka goditur për vdekje 50-vjeçarin Teme Myrtaj, i cili lëvizte me biçikletë në të njëjtën korsi. 

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.