· Për 9 muaj (janar-shtator 2014) janë kryer 434 ekzaminime, ose 66 më pak se në të gjithë muajin e dhjetë
DURRËS, 1 nëntor 2014 – 500 gra kanë kryer ekzaminimin e mamografisë falas në spitalin rajonal të Durrësit gjatë tetorit 2014, nën ngjyrën rozë, njoftoi institucioni shtetëror i mjekimit.
Kjo shifër është më e lartë edhe se mamografitë e bëra në 9-mujorin 2014, gjatë të cilit janë kryer 434 ekzaminime, ose 66 më pak se gjatë tetorit.
Me dhjetëra gra të tjera kanë regjistruar emrin gjatë muajit tetor për të kryer mamografinë në muajt në vijim.
Stafi i SRD-së ka punuar deri në orët e vona të mbrëmjes këtë muaj, madje edhe të shtunave, për të përballuar fluksin e grave, tha burimi zyrtar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





