DURRES, 16 maj 2013- Në përmbyllje të aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të zbatimit të projektit “Bashkohu dhe ti, t’i themi jo dhunës”, mbështetuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet”, ditën e sotme subjekti zbatues i projektit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonal Durrës dhe komunitetet e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit, prindërve e mësuesve, zhvilluan  një marshim paqësor  në qytetin e Durrësit. Në këtë marshim morën pjesë  nxënësit e shkollave të mesme Naim Frashëri, Leonik Tomeo, Gjergj Kastrioti, Jan Kukuzeli, Beqir Çela, Benardina Qerraxhia, Hysen Çela, Olsi Lasku, me një total prej 4000-5000 të rinjsh.

Marshimi nisi rreth orës 10.00 pranë shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, dhe vijoj përgjatë bulevardit deri tek sheshi para Pallatit te Kulturës “Aleksander Moisiu”.

Nga ana e Policisë lokale u morën masa për bllokimin e këtij aksi në funksion të mbarëvajtjes së aktivitetit.

Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/ Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet” ka si objektiv përmirësimin e aftësive të Policisë Shtetit në sigurimin e rendit dhe qetësisë  në përputhje me parimin e ofrimit të shërbimit dhe rrijen e besimit e dëshirës së individëve dhe komuniteteve për të bashkëpunuar në mënyrë aktive me Policinë e Shtetit në uljen e nivelit të kriminalitetit.

Projektit “Bashkohu dhe ti, t’i themi jo dhunës”, zbatuar në 3 nga shkollat e mesme të qytetit të Durrësit, Benardina Qerraxhia, Leonik Tomeo dhe Hysen Çela, pati si synim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi dhunën në përgjithësi, format e shfaqjes së saj dhe faktorët, pasojat dhe nxitjen tek të rinjtë të reagimit e mosrënies dakord me këtë fenomen; nxitjes së një bashkëpunimi dhe partneriteti të qendrueshem midis policisë dhe të rinjve si dhe përcjelljes së informacionit parandalues nga strukturat policore dhe psikologët e shkollave për të rinjtë.

Për realizimin e këtij projekti kanë bashkëpunuar aktivisht disa aktorë si komuniteti i nxënësve të këtyre shkollave dhe strukturat përfaqësuese të tyre, prindërve, stafet pegagogjike, psikologët e shkollave, mjekë, juristë si dhe punonjës nga strukturat e ndryshme të Policisë.

Në fazën zbatuese të projektit u zhvilluan në total 77 aktivitete nga të cilët:

-65 sesione informuese e sensibilizuese me nxënës shkollash nga specialistë të fushave si psikologë, punonjes policie, mjekë dhe juristë; sesione këto të cilat synuan dhe realizuan përçimin e informacionit tek të rinjtë në lidhje me dhunën.

-4 sesione ku punonjesit e policisë u trajnuan nga psikologet e shkollave mbi karakteristikat e personalitetit te te rinjve dhe mënyrat më efikase të bashkëveprimit me ta.

-5 sesione trajnuese me prinderit e nxenesve te ketyre shkollave mbi menyrat se si te njohin dhe komunikojnë më mire me fëmijet adoleshente, si dhe me pasojat e dhunes ne shoqeri, familje, etj.

-1 sesion me perfshirje me te gjere, nxënës, mësues, prindër, drejtorë shkollash, psikologë shkollorë, punonjës Policie, ku krahas problemeve të dhunës u diskutuan edhe probleme të sigurisë në shkolla, bashkëpunimit me policnë lokale, si dhe u punua në drejtim të qasjes së shërbimit policor me të rinjtë.

-1 aktiviteti sportiv, ndeshje futbolli, zhvilluar me nxenesit e Deges Futboll te Shkolles se Mesme Benardina Qerraxhia me date 14.05.2013.

/e.a. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/