9 maj 2015 – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 57-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me një 18-vjeçare.
Mësohet se 57-vjeçari që ka kryer këto veprime me 18-vjeçaren J.Z., është shtetasi J.B, që të dy banues në Durrës.
Burime të policisë bëjnë të ditur se materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vepra të turpshme”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/