Durrës, 27 gusht 2014 – Aksioni i policisë së Qarkut të Durrësit, i nisur një ditë më parë pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme.
Të tre komisariatet e policisë së qarkut, ai i Durrësit, i Krujës dhe i Shijakut e kanë përfunduar punën e tyre në goditjen e rasteve kur konstatohet krim mjedisor dhe ndërtime abuzive.
Në total në 24 orët e fundit, Policia e Qarkut Durrës ka nisur 21 procedime penale ndaj shtetasve që kanë kryer këtë vepër penalë, ndërkohë që në 6 raste personat e shoqëruar janë prangosur, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.
Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit njofton se ka prangosur shtetasit:
– Në orën 17.00 u arrestua në flagrancë shtetasi Myfit Xhiva, 56 vjec, banues ne Durres, i cili me datë 27.08.2014, rreth orës 13.30, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një dhomë në katin e katërt të pallatit ku banon ne lagjen Nr.4 Durrës, pa pasur për këtë ndërtim leje të organeve kopetente.
– Në orën 16.00 u arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Cani, 58 vjec, banues ne Durrës, sepse me datë 27.08.2014, rreth orës 11.00, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ndërtuar një kat shtesë në banesën e tij ekzistuese në lagjen nr 14/1 Durrës, për të cilën nuk posedonte leje.
– Ne oren 14.00 u arrestua në flagrancë shtetasi Alush Nezha, 58 vjec, banues ne Durrës, sepse me datë 27.08.2014, rreth orës 10.00, është kapur në flagrancë duke ndërtuar një kat shtesë në banesën e tij ekzistuese; ndertim per te cilin nuk ishte pajisur me lejen përkatëse.
– U arrestua ne flagrancë nga Komisariati i Policise Shijak shtetasi Luan Zela, 39 vjec, banues ne Shetaj, Komuna Ishem, rezident ne Itali qe prej 15 vitesh, i cili eshte evidentuar duke ndertuar pa leje banesen e tij ne fshatin Hamallaj, Bashkia Manez.
– U arrestua ne flagrance nga Komisariati i Policise Shijak shtetasi Naim Keta, 39 vjec, banues ne fshatin Hamallaj, Bashkia Manez, i cili u kap në flagrancë duke ndërtuar pa qenë i pajisur me leje një banesë ne po këtë fshat.
– U arrestua ne flagrance nga Komisariati i Policise Shijak shtetasi Zyber Hoxha, 32 vjec, banues ne fshatin Rade, rezident në Itali qe prej 20 vitesh, pasi u kap në flagrancë duke ndertuar pa leje banesen e tij ne fshatin Rade, Komuna Maminas.
– Filloi procedimi penal në mungesë ndaj shtetasit Ramazan Balla, 57 vjec, banues në Durrës, sepse më datë 27.08.2014 është konstatuar nga shërbimet e policisë duke u ndërtuar një kat shtesë në një banesë në pronësi të këtij shtetasi, për të cilën nuk posedohej leje.
Ndërkohë për 14 raste të tjera ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit që kanë konsumuar veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Për 20 rastet e ndertimeve pa leje u kryen veprimet proceduriale, u pezulluan punimet dhe materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, njofton policia e Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





