Durrës, 19 qershor 2014 – Një 60-vjeçar nga Durrësi denoncon dy efektivë të policisë për dhunë fizike ndaj tij. Mësohet se 60-vjeçari Bashkim Dragovoja, me profesion shofer furgoni, pretendon se dy policë e kanë dhunuar pa asnjë arsye. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur dy efektive te patrullave te policise kane dashur te ushtrojne kontroll fizik ne furgonin e 60 vjeçarit. 

Duket se Dragovoja ka kundershtuar veprimin e dy efektiveve te rendit dhe ne keto momente gjakrat jane tensionuar mes paleve. Momentalisht nuk behet i ditur identiteti i efektivëve te policise, ndërkohe qe Prokuroria e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe per te nxjerre pergjegjesine e seciles pale te perfshire ne kete konflikt fizik.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/