Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 60-vjeçar është vetëvarur në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5, viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen nr. 5 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi A. K., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





