·        9 shkurt-6 mars 2015, faza e pranimit të aplikimeve nga subjektet private

DURRËS, 5 shkurt 2015 –  Zyra e Punësimit Durrës njofton se Durrësit i është miratuar një fond 65 milionë lekë për programet e nxitjes së punësimit, që financohen nga buxheti i shtetit. Periudha 9 shkurt-6 mars 2015 është faza e pranimit të aplikimeve nga subjektet private, formularët e të cilave tërhiqen pranë Zyrës së Punësimit.

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive, i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshëm apo afatgjatë ndikon në kërkesën për pune duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve te reja të punës, duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/