Policia e Durrësit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen nr 17 në Durrës, ku një 65-vjeçare i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





