Durrës, 3 korrik 2014 – Një i moshuar 72 vjeçar është dhunuar nga bashkëshortja e tij, ndërkohë që një nënë 50 vjeçare është rrahur nga djali i saj, për të cilin policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.
Rastet e dhunës në familje janë shtuar me viktima të reja në qytetin bregdetar duke nxjerrë edhe njëherë në pah problematikat e thella që ekzistojnë në shumë familje.
Nga burime policore mësohet se 72-vjeçari është dhunuar nga bashkëshortja e tij shtetasja B.R., 59 vjeçe, ndërsa 50 vjeçarja nga djali i saj, shtetasi E.T., 31 vjeç. Të dy këto raste janë regjistruar në komunat e rrethit të Durrësit, por nuk kanë munguar viktimat e dhunës në familje edhe në qytetin bregdetar.
Kështu një shtetase 51-vjeçare është dhunuar nga bashkeshorti i saj, shtetasi I.H., 63 vjeç.
Në të tre rastet, policia e Durrësit ka plotësuar Kërkesë-Padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





