DURRËS, 6 janar 2015 – Sipas të dhënave operative të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës, gjatë periudhës 12-mujore 2014, me 1 133 lundrime të trageteve të linjave detare me Italinë kanë udhëtuar 774 682 veta gjithsej, ose 8 për qind më shumë se në vitin 2013.
Me një rritje prej 3 për qind rezulton edhe numri i kamionëve, duke realizuar një vëllim prej 731 mijë tonë mallra, ose 21 mijë tonë më shumë se sa në vitin 2013.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





