Më 5 dhjetor 2019, komanda e Forcës Detare në Plepa njoftoi se në kuadër të emergjencës civile të shkaktuar pas tërmetit, në Shqipëri mbërritën 780 efektivë nga 14 shtete, për të ndihmuar ekipet shqiptare në operacionet e kërkim-shpëtimit. Shumë prej këtyre efektivëve të huaj u akomoduan në mjediset e garnizonit Plepa, Durrës.

Forca Detare siguroi mbështetjen e këtyre forcave me ushqime, karburant dhe transport për realizimin e operacionit të tyre. Në përfundim të operacionit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku vlerësoi me certifikata mirënjohjeje të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion. Këto certifikata u shpërndanë nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut I Artur Meçollari.

Th.M.