·        Komunalja e bashkisë ka dezinsektuar kopshtet dhe çerdhet publike të qytetit, si dhe nga mushkonjat zonat ujëmbajtëse dhe bregdetin nga ish-Vila, Currila deri te kalata lindore e portit në një sipërfaqe prej 62 500 m katrorë

DURRËS, 9 korrik 2014 –  Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale e bashkisë Durrës ka kontraktuar bazën materiale për dezinfektim, dezinsektim, deratizim, bëri të ditur për “Dyrrah”-un drejtori Luan Zaza.

Pas një tenderi të zhvilluar më 20 qershor 2014, janë blerë 860 kg pesticide me vlerë 2 283 600 lekë.

Sipas Zazës, çdo ditë dezinfektohen 300 VMM (vend-mbledhje mbeturinash të kazanëve) me gëlqere të pashuar dhe klor 5 për qind dhe çdo javë ose një herë në dy javë mjetet e transportit të mbeturinave.

Sipas planit janë dezinsektuar kopshtet dhe çerdhet publike qytetit, si dhe nga mushkonjat zonat ujëmbajtëse dhe bregdetin nga ish-Vila, Currila deri te kalata lindore e portit në një sipërfaqe prej 62 500 m katrorë.

Po kështu janë luftuar brejtësit, minjtë.

Sektori i DDD-së (dezinfektim, dezinsektim, deratizim) vazhdon punën sipas një grafiku te miratuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/