DURRËS, 21 nëntor 2014 – Përvetësimi i pronës me letra të falsifikuara qysh para 19 vjetëve ka detyruar një grua tejet të moshuar t’u drejtohet forcave ligjzbatuese.
Drejtoria e policisë e shtetit për qarkun e Durrësit njofton se 20 nëntor 2014 ka hapur çështje penale për 62-vjeçarin H. M., banues në lagjen nr. 11. Blutë thonë se më 20 nëntor 2014, rreth orës 12.00, ka bërë kallëzim Merjeme Tivari, 90 vjeçe, lindur në Gjirokastër dhe banuese në lagjen nr. 11 Durrës. E moshuara ka argumentuar se 62-vjeçari, në bashkëpunim me Komisionin e Kthimit e Kompensimit të Pronave, në vitin 1995, ka përfituar pronën e nënës së saj me dokumente të falsifikuara.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





