Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Xhafzotaj, Durrës, ku një 91-vjeçar dyshohet se ka goditur me sende të forta dhëndrin e tij, 69 vjeç.

Si pasojë, të dy janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprakRreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.