912 çanta shkolle së bashku me bazën materiale janë shpërndarë në disa shkolla të Durrësit dhe njësitë administrative.
Çantat me fletore, stilolapsa, lapsa, doreza dhe kapuçë u shpërndanë në shkollën e nxënësve me aftësi të kufizuara Durrës, në shkollën “Riza Shera” Radë, shkollën “Zyrber Sallaku” Manëz dhe shkollën “Rexhep Mezini” Ishëm.
Dhuratat për nxënësit e ciklit fillor të këtyre 4 shkollave u mundësuan nga “Lidhja e Rinisë Shqiptare” në Turqi, ndërkohë që transporti i tyre u mundësua nga Gjysëm Hëna turke.
Shpërndarja e çantave së bashku me bazën materiale për nxënësit u ndoq nga afër nga dy përfaqësues të shoqatës Fatih Jëlldëz Nebiju dhe Tuba Shengyn, ndërsa koordinatori shqiptar është Aleksandër Cangonja.
Dhuratat për nxënësit në këtë prag festash dhe në një periudhë kur i gjithë Durrësi po mundohet t’i rikthehet normalitetit pas dëmeve shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit u pritën me falenderime nga fëmijët dhe stafi pedagogjik i shkollave respektive.





