Durrës, 16 gusht 2014 – Një adoleshent nga Durrësi, nxënës në shkollën 9- vjeçare “14 Nëntori”, është dërguar në gjyq nën akuzën e gjobëvënies ndaj një bashkëmoshatari të tij në të njëjtën shkollë.
E. Bushi, me anë të kërcënimeve për vrasje, ka arritur t’i marrë shuma parash në mënyrë të përsëritur nja bashkëmoshatari.
Në fillim të muajit maj, sipas kallëzimit, E. Bushi i ka kërkuar një shumë parash të dëmtuarit F. P.
Ky i fundit i ka kthyer përgjigjie se nuk kishte ku t’i gjente paratë, ndërkohë që i riu e ka kërcënuar: “Dua të më japësh 20 mijë lekë, gjeji ku të duash, nuk më intereson”.
Më pas i ka marrë numrin e telefonit dhe i ka thënë: “Po të pres për lekët, po nuk m’i solle nesër, do të të vras, do t’i fus plumbat në gojë. Nesër në pushimin e gjatë do të të pres jshtë shkollës dhe më sill lekët”.
Të nesërmen F.P. ka marrë lekët në vendin ku i mbante paratë nëna e tij dhe ia ka dorëzuar, mirëpo 16- vjeçari ka insistuar t’i jepte edhe 30 mijë lekë të tjera.
Kjo situatë ka vazhduar deri më 15 maj dhe i dëmtuari i ka dorëzuar disa herë agresorit shuma të ndryshme, madje edhe 50 mijë lekë, derisa është vënë re nga motra, e cila ka pikasur mungesën e 150 mijë lekëve.
Më pas, i shoqëruar nga prindërit, F.P ka bërë denoncimin në polici. Kaq u desh që efektivet të viheshin në lëvizje dhe të prangosnin agresorin 16 vjecar.
/gazeta "Panorama"/





