Vetëm 14-vjeç, por hajdutllëkun duket se e kishte kthyer në profesion.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 14-vjeçarin A.B., ndërsa po tentonte të vidhte banesën e shtetasit S.K., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Por vjedhja e mbetur në tentativë, nuk është e vetmja shkelje e ligjit nga 14-vjeçari. Sipas hetimeve të policisë, ai rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve të tjera.
Vjedhjet e realizuara nga 14-vjeçari
- A.B, vjeç 14, dyshohet se më datë 29.04.2017, në Rrotull, ka vjedhur një kazan rakie në magazinën e shtetasit R.E, vjeç 42 banues në këtë fshat. Neni 134 i Kodit Penal.
- A.B, vjeç 14, dyshohet se gjatë natës së 30 prillit, në Rrotull, ka tentuar të vjedhë banesën e pabanuar të shtetasit S.K, vjeç 51, banues në Shënvlash. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.





