Dy ditë më parë është larguar nga shtëpia adoleshenti 17-vjeçar L.Sh. nga Durrësi.
Hera e fundit, kur familjarët e kanë parë adoleshentin, ka qenë ora 14.00 e ditës së hënë, e më pas ata nuk kanë mundur të vihen më në kontakt me të.
Pasi priti për 24 orë kthimin e nipit në shtëpi, xhaxhai i tij, shtetasi G.F., 35 vjeç nga Tirana, ka bërë denoncimin në polici duke kërkuar ndihmën e efektivëve të rendit për gjetjen e të riut.
Burime policore bëjnë të ditur se ka nisur puna për gjetjen e këtij shtetasi dhe rikthimin e tij në shtëpi.





