Durrës, 11 korrik 2014 – Një grindje për motive të dobëta ka regjistruar një tjetër të plagosur në qytetin e Durrësit.
Këtë herë protagonist i sherrit ka qenë një 16 vjeçar, që ka goditur me thikë shtetasin L.N., 20 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të së enjtes, në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.
Pas plagosjes, 16 vjeçari G.S. është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe policia ende nuk ka arritur të ndalojë.
Ai është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për një “Plagosje e lehtë me dashje”.
Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes nje i ri, banor i zonës së ish-kënetës u plagosur me thikë në shpatull, nga një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik nga policia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





