Durrës, 20 korrik 2014 – Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në plazhin e Hamallajt. Një adoleshent rrezikoi të mbytej sepse nuk dinte not. Mësohet se 17 vjeçari Arjan Haxhija, nga Tropoja shpëtoi falë ndërhyrjes së stafit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, që i erdhi në ndihmë menjëherë duke bërë të mundur shpëtimin e jetës.
Pasi mori ndihmën e shpejtë djaloshi u transportua nga forcat e armatosura me autoambulancë në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, mësohet se ky është rasti i tretë kur Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka bërë të mundur ardhjen në ndihmë në kohe të të rrezikuarve nga mbytja, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





