9 gusht 2015 – Dita e diel nuk ka nisur mirë për një tregtar ambulant nga Durrësi.

70-vjeçari P.K., rreth orës 06:35 të mëngjesit të sotëm ka dalë për të nisur punën e tij të përditshme, kur një person i paidentifikuar i ka nxjerrë thikën në befasi dhe nën kërcënimin e saj i ka marrë shumën prej 300 mijë lekësh të rinj që kishte me vete.

Por, grabitja nuk përfundoi me kaq. Burime nga blutë e Durrësit njoftojnë se ka pasur edhe konfrontim fizik mes agresorit dhe 70-vjeçarit, e për pasojë ky i fundit ka marrë plagë të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në sektorin “Iliria” në plazh, ku pas grabitjes autori është larguar në drejtim të paditur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/