Durrës, 29 korrik 2014 – Stafi i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit dhe FA ndihmuan sot një pushues në Gjirin e Lalzit, i cili u aksidentua gjatë hedhjes nga një lartësi e madhe. Nga ndihma e shpejtë u bë e mundur që plazhisti të transportohej në kohë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore më të specializuar, raporton Albeu.
Punonjësit e AKB-së nuk po punojnë vetëm për plazhe te pastra, por po japin edhe ndihmë reale për pushuesit. Anëtarë të stafit të AKB-së kanë qenë sot edhe në zonën e Plepave, për pastrimin e sipërfaqes së rërës nga mbeturirat urbane.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





