DURRËS, 11 korrik 2015 – Të shtunën, më 11 korrik 2015, Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) ka njoftuar se po vazhdon punën e saj për pastrimin e plazheve në vijën bregdetare. Që herët nisën pastrimin në rërën e plazheve të Durrësit dhe Golemit.
“Nuk ka më mirë se kur qytetarët falënderojnë për pastërtinë që gjejnë herët në mëngjes”, deklaron për “Dyrrah”-un drejtori i AKB-së, Auron Tare.
Plazhet e Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës kanë pësuar një ndryshim të madh në pastërti, standarde dhe shërbim. Një model i bashkëpunimit të AKB-së dhe biznesit privat. Si plazhe publike dhe ato private ofrojnë pastërtinë e rërës. Ndërkohë, me masat e marra nga Ujësjellës-Kanalizimet Durrës, është pakësuar dukshëm ndotja e detit nga ujërat e zeza.
/red. akt. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





