DURRËS, 20 tetor 2013- Aksident me pasoje plagosjen e dy personave . Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh, në  hyrje të Durrësit, ku 2 makina tip Benz gjatë parakalimit të njërës prej tyre, nuk kanë mundur të shmangin përplasjen. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Durrësit, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve policore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjeteve.