DURRËS, 5 korrik 2015 – Të dielën, më 5 korrik 2015, rreth orës 7.30 të mëngjesit në kalatën 11 të Terminalit Lindor të portit, gjate punës në anijen “DN Millet”, është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në hambarin e anijes punonjësi i kompanisë së ngarkim-shkarkimit ASC (Albanian Stevedoring Company), Besnik Memushaj, rreth 50 vjeç, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD). Memushaj është transportuar menjëherë me autoambulancën e APD-së drejt spitalit publik rajonal. Personali mjekësor vazhdon të kujdeset për shëndetin e tij.
Anija me flamur turk “DN Millet” (në foton e Edi Gjatës, marrë më 3 korrik 2015, ora 15:00, dy orë pas bregëzimit) ka sjellë për shkarkim një ngarkesë prej 3 325 tonë me lidhje tubash plastikë dhe çeliku.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





