DURRËS, 23 prill 2013- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar rreth orës 15.00 në qendër të qytetit të Durrësit.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje bën me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motoçiklete, i cili gjatë kësaj kohe që po lëvizte në sheshin Liria.

Sipas policisë drejtuesi i motoçikletës është përplasur nga një automjet tip Golf me targa të Durrësit.

Shkak për askidentin sipas ekspertëve të aksidenteve është bërë parakalimi i gabuar i motoçikletës, e cila mësohet ti ketë prerë rrugën automjetit tip Golf.

I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.  

/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/