DURRES, 6 korrik 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen rëndë, të një drejtuesi motorri ka ndodhur në aksin rrugor Spitallë-Sektori Rinia.

 R. Matmuja, 65-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë, gjatë kohës që po udhëtonte me motorr në afërsi të plazhit Sektori-Rinia.

Sipas policisë  e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, 65-vjeçari, banues në këtë fshat, gjatë kohës që po drejtonte një motorr, i është përmbysur duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

I dëmtuari është dërguar për në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/