DURRES, 16 tetor 2013 – Rreth orës 17;00 të ditës së sotme në afërsi të karburantit “Elda”, në autostradën Durrës – Tiranë, mjeti tip Benz me targa SG23434 drejtuar nga Stilian Mullaj, 32-vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer K. Nanuzi, 36 vjeç, banues lagjen numër 18 në Durrës, është përplasur me mjetin kamion me targa TR 4057G, i cili drejtohej nga H.Luku, 60-vjeç, banues në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i Benzit dhe i plagosur rëndë pasagjeri i tij, i cili ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Durrësit,
Aktualisht policia e Durrësit po vijon veprimet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





