Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Egnatia”, në afërsi të qendrës tregtare “Blue Star” në Durrës.
Një fuoristradë tip Fiat që udhëtonte në këtë rrugë ka goditur një vajzë që qarkullonte me monopatinë.
Nga përplasja vajza e re ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe për këtë arsye ka ardhur një automabulancë, e cila e ka dërguar drejt urgjencës së spitalit.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Efektivët e qarkullimit kanë marë në pyetjen drejtuesen femër të fuoristradës, e cila kishte si qëllim hyrjen në parkimin e qendrës tregtare.





