Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Xhavzotaj, ku të përfshira janë një furgon dhe një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Blutë e Durrësit nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar, por paraprakisht dyshohet se shkak janë bërë manovrat e gabuara në rrugë.





