Durrës, 15 gusht 2014 – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të tregut të fruta perimeve në Durrës, është regjistruar një aksident i rëndë, që ka shkaktuar plagosjen e dy të rinjve.
Ka qenë ora rreth 04.55 e ditës së sotme, kur automjeti tip Volsvagen, me targa AA180 JJ, i drejtuar nga shtetasi 22 vjeçari F.D., banues ne Durres, është përplasur me bordurën e rrugës.
Për shkak të përplasjes së fortë, që kishte lënë shenja të dukshme në vendngjarje, kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinjtë M.M., 20 vjeç dhe O.Sh., 20 vjeçe, të dy nga Durrësi.
Sipas policisë, gjendja e të rinujve të aksidentuar paraqitet e rëndë dhe aktualisht ata janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit.
Grupi hetimor po vijon veprimet e para proceduriale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. Drejtuesi i mjetit të aksidentuar është shoqëruar në komisariatin e policisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





