Durrës, 11 korrik 2014 – Një aksident rrugor, fatmirësisht pa viktima, është regjistruar në lagjen nr. 3, në rrugën “Egnatia”, shumë pranë godinës së Tatim Taksave.
Dy automjete kanë mbetur të përfshirë në të, të cilët nga përplasja e fortë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Nderkohe i demtuar ka mbetur edhe nje mjet i parkuar ne ane te rruges, qe eshte goditur nga Ford-i.
Përplasja mes dy mjeteve, njëri fuoristradë Tojota me targa TR 4994 F dhe tjetri Ford, ka qenë ballore dhe duket se është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëviznin drejtuesit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka normalizuar trafikun, që për disa minuta ka mbetur i bllokuar.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur veprimet e para proceduriale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





